Renato Sanches nuk do të largohet nga Ligue 1. Mesfushori portugez ishte prej kohësh mes Milanit dhe PSG-së, por garën për shërbime e tij e kanë fituar kampionët e Francës.
SuperSport shkruan se akordi mes dy klubeve franceze është arritur dhe gjithçka do të zyrtarizohet të dielën. Milani e shihte Sanches si zëvendësuesin perfekt të Kessie, por kampionët e Italisë duhet të shohin për një tjetër qendërmesfushor.
Lojtari i kombëtares portugeze do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me PSG-në, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, që me bonuse mund të arrijë në 6 milionë euro.
Afrimi i tij pritet të sjellë largimin e Georginio Wijnaldum. Mesfushori holandez është shumë pranë kalimit në Serie A te Roma e Jose Mourinhos.
Top Channel