Në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë ndodhi një aksident me pasojë vdekjen e dy personave.

Viktimat janë çifti Shemsedin Sopaj 36 vjeç dhe Mirvete Sopaj 35 vjeçe, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy fëmijët e tyre.

Ata po ktheheshin nga Sllovenia në Kosovë për pushime me një makinë me targa të huaja, ku më pas janë përplasur me autobusin.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik për familjen Sopaj.

 

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA