Kurti: Takimi me Vuçiç në fund të gushtit, presidenti serb: Sa të jetë ai, s`ka dialog!

29/07/2022 13:01

Takimi me Vuçiç nuk ndodhi në 19 korrik, shpresa janë që të mbahet në fund të gushtit; kryeministri i Kosovës Albin Kurti pohoi në një intervistë për VOA-n se dështimi i përballjes në Bruksel këtë muaj erdhi për shkak të refuzimit të Beogradit, që kërkoi një shtyrje mbi një mujore.

“Dikur thoshin se duhet të presin meqenëse nuk i kanë mbajtur zgjedhjet, e tash ndonëse po bëhen gati katër muaj që i kanë mbajtur zgjedhjet, sërish shkaktojnë vonesa të paarsyeshme, që kanë të bëjnë thjesht me faktin se përkundër kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, ata nuk dëshirojnë të distancohen nga presidenti despotik Putin, nga Kremlini zyrtar dhe lufta që ai shkaktoi kundër Ukrainës.Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj, gjatë procesit të Brukselit, konstruktive, krijuese dhe e përkushtuar. Sekretari Blinken kërkoi që ne të vazhdojmë të jemi të tillë, por është Beogradi ai që po punon kundër marrëveshjeve dhe kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, tha Kurti

Vetë Vuçiç është shprehur se nuk do të ketë dialog përsa kohë Kurti do të qëndrojë në krye të qeverisë.

“Jam i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e Kurtit, do të bëjmë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, po kërkoj nga disa vende, të na ndihmojnë në këtë, të përmbahemi dhe të arsyetojmë me Kurtin”, ka thënë ai i cituar ngë Euronews Serbia.

Me herët, kreu i shtetit serb ishte shprehur i shqetësuar për vendimin e qeverisë së Kosovës, në prag të zbatimit të reciprocitetit për targat, që fillon më 1 gusht, duke thënë se është Prishtina ajo që Kosova kërkon krizë dhe të krijojë probleme.

Kurti nga ana tjetër  vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Me sekretarin Blinken nuk u ndalëm me kaq, diskutuam që është e domosdoshme që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale e shtetërore t’i thellojmë dhe avancojmë me bashkëpunim ekonomik dhe rritje të shkëmbimit tregtar por gjithashtu edhe duke pasur se dy sektorë që Kosova e ka rritur buxhetin vjetor, bujqësia dhe mbrojtja janë dy fusha ku ne duam ta rrisim bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA