
Kukësi u mposht 1-0 në miqësoren me Istanbulsorin, e para nga tri që ka programua ekipi verilindor në tokën turke, ku po zhvillon fazën përgatitore.
Sigurisht, që rezultati është i kënaqshëm përballë një ekipi që këtë sezon do të luajë në elitën e futbollit turk, edhe pse në teste të tilla nuk merr shumë rëndësi. Golin e vetëm të kësaj miqësoreje e realizoi Ibrahim Yilmaz që në minutën e 20-të.
Trajneri Skënder Gega preferoi të hidhe në fushë që nga minuta e parë këtë formacion: Tafas, Ndreca, Ilieski, Isic, Haxhiu, Moraes, Gj. Taipi, Kote, Berisha, Basa, Zivkovic. Gjatë lojës u bënë ndryshime të shumta në formacion, duke aktivizuar prurjet e verës.
Ndërkohë në radhët e Istanbulsopit u aktivizuan titullarë shqiptarët Kristal Abazaj dhe Jetmir Topalli, Ethemi e nisi në stol, ndërsa nuk ishte në dispozicion Eduard Rroca. Në miqësoret e radhës Kukësi do të matë forcat me Tuzlaspor (4 gusht) dhe ekipin arab, Ettifaq (9 gusht).
Top Channel