“E pafalshme”, SHBA dënon fjalimin “nazist” të Orbanit

29/07/2022 12:56

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajtën të “të pafalshme” komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili u pozicionua kudër “popujve me racë të përzier”.

E dërguara e SHBA-së kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt u shpreh thellësisht e alarmuar nga “përdorimi i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”.

Fjalimin polemizues, Orban e mbajti të shtunën në një rajon të Rumanisë, që ka një komunitet të madh hungarez.

“Ne hungarezët nuk jemi racë e përzierë, dhe nuk duam të bëhemi një racë e tillë. Vendet ku europianët bashkohen me jo-europianët, nuk janë më kombe. Popujt evropianë duhet të jenë të lirë që të bashkohen me njëri-tjetrin, por përzierja me joeuropianët krijon “një botë me raca të përziera”, tha Orban.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se deklaratat e Orbanit “nuk reflektojnë vlerat e përbashkëta që lidhin Shtetet e Bashkuara me Hungarinë”.

Pas komenteve në fjalë, dha dorëheqjen Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez, që e përshkroi fjalimin si “tekst të pastër nazist”.

Qëndrimet e Orbanit kundër emigrimit janë të njohura tashmë, por për Hegedus, fjalimi i së shtunës e kaloi kufirin.

Komiteti Ndërkombëtar i Auschwitzit për të mbijetuarit e Holokaustit,  e konsideroi madje atë sit ë rrezikshëm, ndërsa zëdhënësi i Orbanit insistoi se mediat i kanë keqinterpretuar fjalët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA