Dubai ‘i shkretëtirës’ shpallet destinacioni më i mirë turistik, teksa Evropa mes deteve, në krizë uji (fotot)

29/07/2022 21:48

Dubai është renditur i pari në një studim të fundit si destinacioni më i mirë për pushime në botë.

Emirati i lakmuar vlerësohet për “diellin e lavdishëm dhe stilin luksoz të jetesës”, shkruante rrjeti Premier Inn, i cili kreu hulumtimin.

Me restorantet ekstravagante, dyqanet dhe rezortet e bregdetit të virgjër, qyteti ishte zgjedhur i pari për udhëtarët nga 21 vende.

Dubai rezultonte kështu më i zgjedhuri nga pushuesit e vendeve nga Azia, Afrika, si dhe destinacioni më i kërkuar në internet për njerëzit nga Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Kenia, Nigeria, India dhe Maldivet.

Duke përdorur statistikat e përdoruesve të Google, ‘Premier Inn’ kishte analizuar kërkimet e pushuesve për destinacione të mundshme në 136 shtete të ndryshme.

Pra studimi nuk është një verifikim konkret i turistëve në vend, por një sinjalizues i tërthortë për tendencën e pushuesve.

Dubai është i ndërtuar në shkretëtirë dhe ujin e pijshëm e përfton nga shkripëzimi i ujit të detit, një situatë kjo ironike në krahasim me Evropën perëndimore që aktualisht është në periudhë krize uji, energjie e financash.

Dubai kapërcente kështu destinacione të tjera që prej dekadash konsiderohen si qendrat e turizmit dhe vizitorëve nga e gjithë bota, të cilat renditeshin si më poshtë:

  1. Dubai
  2. Paris
  3. Boston
  4. Madrid
  5. Singapore
  6. London
  7. Cape Town
  8. Amsterdam
  9. Copenhagen
  10. Buenos Aires

FOTO GALERI
1/11
Dubai është i ndërtuar në shkretëtirë dhe ujin e pijshëm e përfton nga shkripëzimi i ujit të detit

Top Channel