Aksident në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë/ Përplasen makina dhe autobusi, dy të vdekur

29/07/2022 10:11

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:40 të mëngjesit në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë, ku një makinë dhe një autobus janë përplasur, me pasojë vdekjen e dy personave.

Për shkak të lëndimeve të rënda që kanë pësuar, viktimat janë një 36-vjeçar me iniciale Sh. S dhe një 35-vjeçare me iniciale M. S.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy fëmijë, të cilët që janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Makina me targa të huaja ka qenë në lëvizje në momentin që është përplasur me autobusin.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA