Vaji i Arganit është një nënprodukt organik i bërthamave të pemës së Arganit. Këto pemë vijnë nga Maroku dhe janë bimë autoktone.

Ky vaj shitet kryesisht si vaj i pastër të cilin mund ta aplikoni menjëherë në sipërfaqe të lëkurës ose ta merrni në mënyrë orale. Atë mund ta gjeni gjithashtu të përpunuar në shumë produkte kozmetike.

Ky vaj çudibërës konsiderohet si “Ari i Shkretëtirës” dhe është vërtetë një thesar. Gratë marokene e kanë përdorur atë për lëkurën dhe thonjtë për qindra vite.

AgroWeb ju prezanton me të gjitha përfitimet që ky vaj ofron, me të cilat do të mrekulloheni.

Mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit
Në marok ky vaj është përdorur për qindra vite si mbrojtës i lëkurës nga dielli, praktikë kjo e cila u mbështet nga një studim në vitin 2013.

Ky studim vërtetoi se aktiviteti i antioksidantëve në vajin e arganit mbrojnë lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira të shkaktuara nga dielli. Vaji parandaloi djegiet dhe hiperpigmentimin. Në një përiudhë afatgjatë, vaji i arganit mund të ndihmojë edhe në parandalimin e kancerit të lëkurës dhe melanomave.

Për të patur këto përfitime shëndetësore ju mund ta aplikoni vajin e arganit në sipërfaqe apo ta merrni si kapsulë.

Hidraton lëkurën:

Vaji i arganit në shumicën e rasteve përdoret si hidratues, ndaj edhe gjendet shpesh në listën e përbërësve të shampove dhe sapunëve. Kjo vjen si rrjedhojë e përmbajtjes së lartë të vitaminës E, i cili është një antioksidant yndyror i tretshëm i cili ndihmon në ruajtjen e ujit në lëkurë.

Kuron shumë problematika të lëkurës:

Ari i shkretëtirës gëzon një larmishmëri vetish kuruese, duke përfshirë këtu edhe vetitë anti oksiduese dhe anti inflamatore. Të dyja këto ndihmojnë në trajtimin e një sërë problematikash si psoriaza dhe rosacea.

Për të kuruar psoriazat kujdesuni që të aplikoni vajin organik të arganit në zonën e prekur, ndërsa për të kuruar rosacean mund ta merrni atë në mënyrë orale si suplement.

Trajton Aknet:

Aknet hormonale shkaktohen kryesisht nga mbiprodhimi i sebumit që shkaktohet kryesisht nga hormonet. Vaji i arganit ka veti anti sebum, që do të thotë se vepron si rregullator në shpërndarjen apo prodhimin e sebumit në lëkurë.

Aplikoni vaj argani organik në lëkurë (ose kremra që kanë në përmbajtje vaj argani) dy herë në ditë. Ndryshimet duhet të filloni ti shihni pas katër javësh.

Kuron infeksionet e lëkurës:

Ky është përdorimin më tradicional i vajit të arganit, pasi ai gëzon veti shumë të forta anti bakteriale dhe fungicide. Kjo mundëson kurimin dhe parandalimin e infeksioneve bakteriale dhe mykun e lëkurës.

Nëse jeni prekur nga infeksione të tilla, këshillohet që ta aplikoni vajin mbi zonën e prekur dy herë në ditë.

Përshpejton shërimin e plagëve:

Antioksidantët janë padyshim shumë të fuqishëm. Kombinimi i fortë i antioksidantëve me vitaminën E që gjenden në vajin e arganit, mund të përdoren për të ndihmuar plaget të shërohen më shpejt. Ju mund ta merrni atë si suplement për të përjetuar këtë përfitim në turp.

Qetëson dermatitin atopic:

Dermatiti atopic është një problematikë e rëndomtë e lëkurës që shkakton krruarje dhe skuqje. Studimet në të cilat mbështetet AgroWeb kanë treguar se aplikimi i vajit të arganit në zonat e prekura nga dermatiti atopik qetëson simptomat. Vitamina E dhe vetitë natyrale anti inflamatore në të çojnë në zbutjen e tyre.

Ka veti anti plakje:

Vaji i arganit është përdorur për këtë qëllim nga femrat marokene prej shumë kohësh edhe pse nuk ka patur fakte shkencore për ta vërtetuar atë.

Një studim i bërë në vitin 2015 mbi gratë që kanë kaluar menopauzën e mbështeti këtë teori. Studiuesit dolën në përfundimin se një kombinim i vajit të arganit si suplement dhe atij kozmetik rrit ndjeshëm elasticitetin e lëkurës.

Redukton yndyrën e lëkurës:

Disa njerëz kanë lëkurë më të yndyrshme se të tjerët dhe vaij i arganit luan një rol rregullator në prodhimin e saj. Ai redukton prodhimin e yndyrës dhe sebumit në lëkurë duke e balancuar atë. Rezultatet e aplikimit të tij të paktën 2 herë në ditë mund t’i vini re pas katër javësh.

Parandalon dhe redukton strijat:

Strijat janë më të zakonshme të shfaqen gjatë shtatzanisë, por mund të shfaqen edhe për shkaqe të tjera tek kushdo. Një studim tjetër vërteton se përdorimi i kremrave me përmbajtje të vajit të arganit rrisin ndjeshëm elasticitetin e lëkurës.

Aplikoni vajin e arganit në lëkurën e prekur dy herë në ditë. Filloni me përdorimin e tij sapo strijat të shfaqen për efekte maksimale.

Efektet anësore dhe rrezikshmëria:

Vaji i arganit konsiderohet i sigurtë për përdorim, por disa individë mund të përjetojnë disa efekte anësore minore si rezultat i përdorimit të tij.

Kur aplikohet në lëkurë disa individëve mund t’ju irritojë lëkurën dhe kjo ndodh kryesisht tek personat që kanë alergji nga arrorët. Për të shmangur këto efekte sigurohuni ta testoni vajin e arganit në një pjesë të vogël lëkure në parakrah për tu siguruar që nuk e irriton atë.

Kur merret si suplement, vaji i arganit mund t’ju shkaktojë disa shqetësime në stomak, të përziera, gazra apo diarre. Disa efekte anësore mund të jenë edhe fryrja apo humbja e oreksit.

Nëse keni ndonjë nga simptomat e lartpërmendura ndaloni përdorimin e vajit apo suplementit menjëherë.

Përdundimi:

Nëse vendosni të përdorni vajin e arganit në secilën mënyrë kini parasysh që përdorimi i tij është i sigurtë për shumicën e njerëzve. Ai gëzon përfitime të jashtëzakonshme përsa i përket shëndetit të lëkurës falë vetive kuruese dhe vitaminave që përmban.

Nëse keni kohë që e përdorni dhe nuk shihni ndryshime në problematikën që po mundoheni të trajtoni, është mirë të konsultoheni me një profesionist./ Agroweb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA