Për herë parë, Serbia përmendet si rreziku më i madh për Kosovën në një dokument zyrtar sic është sraft-Strategjia e Sigurisë, e miratuar në Prishtinë nga Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Drafti e identifikon si sfidë kryesore për sigurinë e vendit pikërisht “pretendimin territorial të Serbisë ndaj Kosovës”. Ai u miratua në Komision me votat e pesë anëtarëve të pranishëm nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet; dy nga partitë opozitare votuan kundër, ndërsa një abstenoi, ndërsa tashmë ka kaluar për procedim në Kuvend. Zv/kryetari i komisionit, Enver Dugolli thotë se dokumenti përfshin të gjitha aspektet e sfidave të sigurisë në Kosovë. “…sidomos të rreziqeve që burojnë nga shteti fqinj, Serbia.

Në këtë strategji identifikohet saktë rreziku kryesor që i kanoset shtetit. Për mendimin tim, kjo është një pikë shumë reale dhe e studiuar mirë”, shprehet ai. Shërbimi ushtarak është gjithashtu premtim elektoral i përfshirë në strategji. në një pjesë të Draft-Strategjisë flitet për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e në të cilën thuhet se “FSK-ja vazhdimisht do të rishikojë strukturën organizative të saj, për t’iu përshtatur kohës dhe detyrave që dalin në funksion të realizimit dhe ruajtjes së interesave vitalë shtetërorë”.

Më tej nenvizohet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vlerësojë fizibilitetin për zhvillimin e modeleve më të përshtatshme të rezervës vullnetare si dhe atë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, sipas praktikave bashkëkohore të shteteve perëndimore, në përputhje me rrethanat, kushtet dhe resurset vendore.

Top Channel