Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni 236 milionë dollarë do të investohen në sektorin energjetik të Kosovës në kuadër të marrëveshjes së programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit.
202 milionë prej tyre sigurohen nga qeveria amerikane. Marrëveshja e firmosur nga Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli Berisha dhe Shefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright, konsiderohet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë këto 40 vitet e fundit. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin dhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Është një marrëveshje tejet e rëndësishme, një mbështetje e jashtëzakonshme e SHBA-së për Republikën e Kosovës që edhe njëherë e vulos partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, tha Osmani për VOA-n.
Kurti nga ana e tij u shpreh se në kohën e krizës globale energjitike për shkak të sulmit rus në Ukrainë dhe inflacionit që pasoi dhe “në kohën kur Kosova nuk arrin që me prodhimin e saj në stinën e dimrit të mbulojë konsumin nuk kemi mundur të paramendojmë një marrëveshje më të mirë sesa kjo që bëmë tani me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit”. Derdhja e fondeve do të nisë të bëhet pasi Kosova të bëjë disa ndryshime ligjore, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes. Marrëveshja e nënshkruar të mërkurën në Uashington pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Top Channel