Një valë e pandërprerë të nxehti po mundon rajonet veriperëndimore dhe disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku miliona njerëz po përballen me një raund tjetër temperaturash përvëluese.
Mbi 30 milionë banorë në këtë pjesë të SHBA-së janë nën alarmin e kuq të autoriteteve.
“Nxehtësia ekstreme për fat të keq pritet të vazhdojë deri në fundjavë, me temperatura që në disa vende që shkojnë 20 gradë mbi mesataren. Ky lloj i nxehti mund të thyejë rekorde në Paqësorin Veriperëndimor,” tha për CNN meteorologu, Robert Shackelford.
Pjesë të shtetit të Uashingtonit dhe Oregoni, së bashku me Teksasin, Oklahomën e Karolinën pritet të përjetojnë rritje të frikshme të temperaturave në ditët në vijim.
Nxehtësia do të vazhdojë të jetë historike veçanërisht në rajonet në veriperëndimore ku në disa zona, edhe zhiva e termometrit pasdite mund të kapërcejë 43 gradët Celsius. Netët, sipas Qendrës së Parashikimit të Motit do të jenë, do të karakterizohen nga një ngrohtësi anormale e rekorde, pritet të shënojnë dhe temperaturat minimale. Guvernatori i Oregonit vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme duke argumentuar se në një moment të tillë, është thelbësore që çdo nivel i qeverisjes të ketë burimet e nevojshme për të ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së banorëve”.
Nxehtësia ekstreme që ka kapluar disa pjesë të vendit këto javët e fundit ka pasur pasoja shkatërruese, duke përfshirë këtu vdekjet e lidhura me vapën dhe përkeqësimin e situatës së zjarreve masive pyjore. Në Oregon dhe Washington, autoritetet kanë raportuar këtë periudhë një mbushje të reparteve të urgjencës, për shkak të shtimit të ndjeshëm të personave që kishin nevojë për ndihmë mjekësore mes intensifikimit të valës së të nxehtit.
Top Channel