Përvjetori i marrëdhënieve me SHBA/Presidenti Biden uron shqiptarët: Krenar dhe i lumtur për bashkëpunimin tonë, të luftojmë të keqen bashkë

28/07/2022 11:29

Presidenti i Amerikës Joe Biden, ka uruar shqiptarët në 100 vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në, përmes një videomesazhi, ku shprehet i lumtur dhe krenar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimim me shqiptarët.

Biden shprehu mbështetjen në vazhdim për Shqipërinë drejtë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe falenderoi shqiptarët për mbështetjen e Ukrainës gjatë kësaj lufte.

Nga ana tjetër edhe ish presidenti George Bush, uroi shqiptarët për marrëdhëniet me SHBA-në, ku kujtoi kohën kur vizitoi Shqipërinë dhe falenderoi shqiptarët për mikpritjen e tyre.

Bush: Unë dhe Laura ju dërgojmë urimet më të ngrohta. Ky gurë kilometrik është një dëshmi e miqësisë mes vendeve tona, Nuk e harrojmë kurrë mikpritjen dhe kohën e bukur që kaluam në vendin tuaj, Jam I lumtur të shoh marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe SHBA-ja është krenare që ju quan aleate.

Biden: Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës.
Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushi udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA