Opozita kërkoi debat për ndryshime në qeveri/ Balla: Nuk ka ndodhur kurrë! Nikolla: S’mund të bëhen pjesë e diskutimit

28/07/2022 17:21

Debati i kërkuar nga opozita për ndryshimet e bëra në qeveri nuk do të zhvillohet në seancën e sotme parlamentare.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, rrëzoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj, ndërsa tha se gjatë gjithë seancave të gjitha ndryshimet në qeveri kanë kaluar pa debat dhe sipas ligjit nuk mund të bëhen pjesë e diskutimeve.

“Kushtetuta e përcakton qartë, ju ftoj të gjeni qoftë një rast të vetëm që kur ka pasur ndryshime në qeveri, ka pasur debat. Debat ka vetëm për programin e qeverisë gjatë prezantimit”, tha më tej kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë emëroi zëvendës kryeministre Belinda Ballkun, e cila do të vijojë të mbajë postin e ministres të infrastrukturës dhe energjetikës.

Pa u mbushur një javë nga zhvillimi mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s në Bruksel, kryeministri liroi nga detyra krye-negociatorin ambasadorin Zef Mazi dhe emëroi Majlinda Dhukën që deri më tani ka mbajtur postin e Drejtoreshës për Politikat e Zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA