Ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, gjatë konferencës që po mbahet e rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në, është shprehur krenare për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ajo tha se besimi tek vendi ynë, nuk është lëkundur kurrë nga ana e SHBA-së, e cila do të vijojë marrëdhënien e ngushtë të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Yuri Kim: Si sot një shekull më parë, iu përcoll Shqipërisë njohja e Shqipërisë si shtet I pavarur nga SHBA. Gjatë ditëve me të errëta të komunizmit pishtari I shenjtë u ruajt nga shqiptarët. Ishte një pishtar që u fsheh por nuk u shua kurrë. Kemi nderin ta mbajmë këtë pishtar lart së bashku që të mbajë miqësinë mes nesh. Ndërsa shënojmë një shekull marrëdhëniesh diplomatike, e shfrytëzojmë këtë rast për të falenderuar të gjithë zyrtarët para nesh. Shumë gjëra kanë ndryshuar ndër vite, por SHBA-ja kurrë nuk është lëkundur nga të besuarit në ju. Ishim krenarë që ju mbështetën kur u shkëputet nga komunizmi, kur ju bashkuat NATO-s në 2009, krenarë që jeni anëtarë i këshillit të BE-së dhe që hapur negociatat për anëtarësimin në BE. Kam nderin të ndaj dy mesazhe të veçanta të George Bush dhe Biden.
Top Channel