Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë 16 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë.

Por aktualisht janë aktive vetëm 3 vatra, në Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë, në fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin dhe në fshatin Qukës në Përrenjas.

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit ne zonën e Liqenit të Zi në Belsh. Terreni i thyer e ka bere te vështirë punën e zjarrfikësve.

Zjarri nisi fillimisht 4 dite më parë. Të ndihmuar edhe nga zjarrfikëset e Elbasanit dhe Cërrikut shërbimet e emergjencave te Belshit arritën ta shuajnë zjarrin, por vatra u aktivizua serish pasditen e se mërkurës.

Kryetari i Bashkisë se Belshit beri thirrje për vënien para përgjegjësisë së autorëve.

Një zjarr I përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e ullishtave në veriperëndim të qytetit të Elbasanit. Zjarri ka nisur pranë fshatit Shijon dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave ekstreme.

E gjithë puna e zjarrfikëseve, ekipit të emergjencave dhe banorëve të zonës është përqendruar për shpëtimin e banesave që rrezikohen nga flakët.

Një banese e braktisur është djegur ndërsa te tjera shtëpi rrezikohen.

Terreni malor e ka bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen me mjete ndërsa flakët përparojnë më shpejtësi. Deri tani numërohen me qindra rrënjë ulliri të djegura, ullinj qindra vjeçar por edhe fidanë të rinj.

Një tjetër vatër problematike në qarkun e Elbasanit është ajo në malet mes Gramshit dhe Pogradecit ku dhjetëra hektarë pyje ahu dhe pishe janë shkrumbuar nga flakët.

Zjarrfikëset e bashkive Gramsh e Pogradec, ekipet e pyjores dhe forcat e ushtrisë prej dy ditësh po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA