Ndryshime në Policinë e Shtetit! Tonin Vocaj emërohet zv.Drejtor i Përgjithshëm, ja kush e zëvendëson në postin e mëparshëm

28/07/2022 09:37

Ndryshime të reja janë bërë së fundmi në Policinë e Shtetit ku drejtori për krimet në Tiranë Tonin Vocaj, është emëruar zv.Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Vocaj ka zëvendësuar Albert Dervishin, i cili tashmë është emëruar dekan në fakultetin e krimit.

Ndërkohë në vend të Vocajt është emëruar Neritan Nallbani, i cili ishte drejtori i policisë në Durrës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA