Ndërtoi pa leje një objekt në tokën të cilën nuk e kishte në pronësi, në pranga 44-vjeçari në Kukës

28/07/2022 08:56

Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës, pasi kishte ndërtuar pa leje një objekt, në një tokë që nuk e kishte në pronësi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin:

– L. N., 44 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ndërtuar pa leje një objekt për biznes, në një sipërfaqe toke, për të cilën nuk kishte dokumente pronësie, në Lagjen e Re, Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA