Mesfushori i Realit, kundër VAR-it: Do ta zhdukja menjëherë!

28/07/2022 18:02

Në futboll ashtu si në jetë, duhet të mësohesh me gjithçka. Situata që deri 10 vjet më parë dukeshin të paimagjinueshme tani janë pjesë integrale e lojës, si, për shembull, prezenca e VAR-it.

Ndihma teknologjike për arbitrat është bërë një pjesë e pandashme e ndeshjeve të nivelit të lartë, por ka dhe nga ata që nuk e durojnë dot fare, si Eden Hazard, për shembull.

SuperSport shkruan se belgu i Realit të Madridit ka dhënë një intervistë ku shpjegon se nuk i pëlqen aspak rruga që ka marrë futbolli modern. Kur u pyet se çfarë do të ndryshonte nëse do të mundej, Hazard u përgjigj:

“Gjeja që nuk më pëlqen është VAR-i, do ta hiqja krejtësisht. Fakti që arbitrat mund të bëjnë gabime është pjesë e lojës, por duke qenë se njerëzit ankohen gjithmonë, atëherë krijuan VAR-in”.

Siç shpjegon Hazard, ka një çështje që nënvizohet shpesh: fakti se tanimë lojtarët nuk mund të jenë të sigurt se kanë shënuar, nëse më parë nuk kontrollohet aksioni.

“Pas një goli, jemi të gjithë aty, duke pritur, dhe është sikur të na kenë hequr lumturinë e shënimit të një goli. Mendon gjithmonë: “ah prit, është dhe VAR-i”, ndaj unë do ta hiqja krejtësisht”.

Opinion tejet i veçantë dhe interesant, por që, gjithsesi, nuk është se do të ndryshojë gjërat. VAR-i është aty dhe do të qëndrojë, i pëlqen apo jo Hazardit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA