Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi 22/12 00:54
Alexis Sanchez është objektiv konkret i Olimpikut të Marsejës për sulmin. Nga Franca raportojnë se drejtuesit e klubit të njohur po i ushtrojnë presion të fortë Interit për shërbimet e sulmuesit kilian.
SuperSport shkruan se Pablo Longoria, drejtori sportiv i OM, është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Sanchezit. Thuhet madje se është arritur marrëveshja mes palëve, por që amerikano-jugori të transferohet në Ligue 1, duhet edhe një “OK” nga zikaltrit.
Kushti i domosdoshëm që “martesa” Sanchez-Marseille të bëhet realitet, në fakt, është që sulmuesi të ndërpresë kontratën me Interin (që skadon pas një viti).
Top Channel