Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka deklaruar se tetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do i bashkohen partisë së tij.

Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës synon që të rrëzojë edhe Qeverinë e Kurtit.

Deklarimet e Gashit nuk i ka komentuar të enjten partia e tij, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje mohon se ekziston një mundësi e tillë.

Kusari Lila mohon edhe mundësinë e largimit të deputetëve të listës ‘Guxo’, një pjesë e të cilëve  ishin larguar nga LDK bashkë me Vjosa Osmanin.

Qeveria Kurti 2 është votuar në mars të vitit të kaluar me 67 vota pro, përfshirë edhe ato të deputetëve të komuniteteve jo serbe.

Top Channel