Kupat e Europës/ Tirana, Vllaznia dhe Laçi zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit

28/07/2022 15:27

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencave ku të treja skuadrat shqiptare, Tirana, Vllaznia dhe Laçi i kanë llogaritë e hapura për kualifikimin e mëtejshëm.

Më të vështirë për këtë raund, të paktën në letër dhe bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë, do të jetë për kampionët në fuqi të Tiranës, të cilët u mundën nga Zrinjski Mostar në ndeshjen e parë në kryeqytet rreth 9 ditë më parë me shifrat 0-1 në stadiumin “Air Albania”.

Edhe pse paraqitja e bardhebluve ishte më e mirë se në ndeshjen ndaj Dudelange, një penallti në minutat e para të ndeshjes vendosi fatin e takimit. Duke paSur parasysh që goli në fushën kundërshtare nuk vlen njësoj si më parë, bardheblutë kanë ende mundësi që të kalojnë më tej. Këtë ndeshje do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë në Digitalb duke filluar nga ora 21:00.

Ndërkohë shanset më të mëdha për kualifikimin për në raundin e tretë eliminator i ka Laçi. Barazimi 0-0 në ndeshjen e një javë më parë në Moldavi, në transfertë me 10 lojtarë për më tepër se 60 minuta, të paktën në letër e bën skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro më të avantazhuar  për takimin e mbrëmjes së sotëm që starton në orën 21:00 në “Elbasan Arena”. Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësinë për të qenë në stadium edhe këtë ndeshje do të mund ta shohin në Digitalb.

Në transfertë do të luaj ndeshjen e kthimit edhe Vllaznia përball Universitad Craiovës. Skuadra e Mirel Josës barazoi 1-1 në takimin e parë në “Loro Borici”, shifra që i japin shpresë dhe mbajnë ende në lojë shkodranët.

Ndeshja mes Universitad Craioves dhe Vllaznisë do të startojë  më shpejt se dy takimet e tjera në orën 19.30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA