Kontrolle masive për kultivimin e lëndëve narkotike në Mat/ E pëson 44-vjeçari, ishte i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi

28/07/2022 09:31

Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Baz të Matit, për kultivim lëndësh narkotike, por që ishte në kërkim më parë për një tjetër rast të kultivimit të kanabisit.

Komisariati i Policisë Mat, bazuar në informacione të marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Zalli i Bazit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. L.,  44 vjeç, banues në Baz, Mat, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Shtetasi A. L. ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA