Pas 11 ditësh nga sulmi kibernetik që goditi serverat e-Albania, faqja e publikimit të vendimeve të qeverisë dhe njëkohësisht faqja e Fletores Zyrtare është e pa-aksesueshme.
Siç edhe shikohet nga ky kërkim për të hyrë në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, rezultati kërkimit është “Për momentin faqja është e pa aksesueshme. Ju ftojmë te provoni serish pas pak. Faleminderit”.
Në pamje të parë duket një problem në morinë e problemeve krijuar nga ky sulm në mos pasjen e mundësisë të aksesit në shërbimet online për qytetarët. Në fakt është më shumë se kaq. Të gjitha vendimet e marra nga qeveria dha ato të institucione shtetërore 11 ditët e fundit nuk mund ti gjesh asgjëkund.
Kjo sjell një mungesë totale transparence të punës së qeverisë e cila e ka detyrim ligjor publikim e vendimeve dhe projekt ligjeve të prodhuara në mbledhjen e këshillit të ministrave.
Prej 11 ditësh qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë informacion se çfarë vendimesh ka marrë qeveria e tyre.
Për herë të fundit në faqen e kryeministrisë janë publikuar vendimet e mbledhjes të datës 13 korrik, megjithëse edhe pas kësaj date ka patur publikime deri sa ndodhi sulmi kibernetik. Por pas rikthimit të shërbimeve këto të dhëna mesa duket janë zhdukur sepse nuk kane qenë në Buck UP’in e serverëve.
Vijon të mos funksionojë as shërbimi i postës elektronike qeveritare, ndërkohë që pas disa komunikimeve të kreut të qeverisë, nuk ka më asnjë sqarim se çfarë po ndodh me sistemin online pas sulmit kibernetik.
Top Channel