“E përdorën parlamentin si fasadë”/ Tabaku: Dosjet? Kemi qenë gjithmonë pro hapjes, bashkë me lustracionin

28/07/2022 17:56

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në fund të seancës së sotme parlamentarem, theksoi rëndësinë e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ajo tha se në kuvend do të propozojë një ligj që do të sigurojë ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni shumë vjeçar.

“Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji, ashtu si e kemi propozuar dhe në ditët në vijim do ta sjellim dhe që do të sigurojë njëherë e mirë ndarjen e vendit  nga tranzicioni. Është në nder të këtij parlamenti që të mos e përdorë luftën kundër komunizimit dhe aq më tepër Partia Socialiste që nuk ka asnjë moral që të përdorë luftën ndaj komunizmit. Besoj se të gjithë deputetët e parlamentit do të bien dakord që hapja e dosjeve, bashkë me lustracionin, ashtu si e kemi kërkuar në ligjin e vitit 2015, duhet patjetër të ndodhë dhe duhet të jetë një nga prioritetet e parlamentit të ardhshëm. Nuk patëm mundësi të flisnim sepse e përdorën parlamentin si fasadë, e përdorën si noter.

Ndërkohë, sot në kuvend u miratuan tre dekretet për ndryshimet në qeveri ndërkohë që u refuzua kërkesa e opozitës për të debat në seancë për shkarkimet dhe emërimet e bëra nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

Tabaku kërkon arsyet se pse u bënë këto ndryshime, por thotë se nuk mundën të diskutonin në kuvend, pasi mazhoranca e përdor parlamentin si fasadë.

“Ndryshimi zëvendës kryeministrit duhet të shoqërohej me arsyet. A kishte lidhje me inceneratorët dhe me aferat korruptive. Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe refuzoi ta bënte”.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë emëroi zëvendës kryeministre Belinda Ballkun, e cila do të vijojë të mbajë postin e ministres të infrastrukturës dhe energjetikës, ndërsa në detyrën e krye-negociatorit në procesin e integrimit europian emëroi Majlinda Dhukën që deri më tani ka mbajtur postin e Drejtoreshës për Politikat e Zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA