Dyzet e dy laureatë të çmimit Nobel lëshuan një deklaratë në lidhje me Samitin Botëror për Iranin e Lirë 2022.
Në deklaratë, ata theksuan mbështetjen e tyre për planin me dhjetë pika të zonjës Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ( NCRI).
Ata gjithashtu mbështetën protestat e popullit iranian kundër regjimit klerikal. Në deklaratë thuhet pjesërisht:
“Regjimi iranian po përpiqet të përhapë dëshpërim tek të rinjtë duke deklaruar se nuk ka asnjë alternativë ndaj sundimit të tij dhe se e vetmja zgjedhje e mbetur është midis teokracisë aktuale dhe ish-diktaturës monarkike. Kjo po ndodh ndërkohë që populli iranian, në demonstratat dhe protestat e tij, vazhdimisht thërret ‘As Shahu dhe as Mullah, mallkuar qofshin të dy’.
Ata gjithashtu shprehën miratim për kërkesën e demonstruesve iranianë gjatë kryengritjeve, të cilët thërrisnin: “As Shahu dhe as Mullah, mallkuar qofshin të dy”.
Deklarata:
Ne, laureatët e poshtëshënuar të Nobelit, shprehim shqetësimin tonë të thellë për gjendjen e tmerrshme dhe që përkeqësohet gjithnjë e më shumë, të të drejtave të njeriut në Iran.
Në raportin e tij të fundit të paraqitur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së më 21 qershor 2022, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të thellë në lidhje me numrin në rritje të ekzekutimeve në Republikën Islamike të Iranit, si dhe “modelet e privimit arbitrar të jetës për shkak të forcës së tepruar të përdorur nga autoritetet kundër korrierëve kufitarë, protestuesve paqësorë dhe atyre në paraburgim, të shoqëruar me pandëshkueshmëri.”
Ndërsa Hassan Rouhani përfundoi mandatin e tij tetë-vjeçar verën e kaluar me afro 5,000 ekzekutime, numri i ekzekutimeve është rritur që kur Raisi u bë president i regjimit. Afro 480 persona janë ekzekutuar që kur ai mori këtë detyrë.
Që nga fillimi i vitit 2022, demonstratat dhe protestat kundër regjimit kanë vazhduar të zhvillohen me këmbëngulje nga sektorë të ndryshëm shoqërorë në qytete dhe qyteza anembanë Iranit ndërsa populli iranian është ngritur për të kërkuar të drejtat e tij.
Regjimi iranian, duke u përballur me kriza në të gjitha arenat e brendshme dhe të jashtme, e sheh të vetmen rrugëdalje në intensifikimin e represionit, terrorizmit, luftënxitjes dhe përshpejtimit të programit të tij bërthamor. Për ta arritur këtë objektiv, vitin e kaluar, Khamenei u detyrua të braktiste aktrimin teatral dyzetvjeçar “reformistët kundër fondamentalistëve” në regjimin e tij dhe vendosi Raisin si president për të imponuar një rregull shumë më të ashpër. Raisi është një nga zyrtarët përgjegjës për masakrën e vitit 1988 në një hark kohor prej disa javësh ndaj 30,000 të burgosurve politikë, 90% e të cilëve ishin anëtarë dhe mbështetës të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK). Krimi i vetëm i viktimave ishte këmbëngulja në mbështetjen e tyre ndaj MEK.
Nga ana tjetër, regjimi iranian po përpiqet të përhapë dëshpërim tek të rinjtë duke deklaruar se nuk ka asnjë alternativë ndaj sundimit të tij dhe se e vetmja zgjedhje e mbetur është mes teokracisë aktuale dhe ish-diktaturës monarkike. Kjo po ndodh ndërkohë që populli iranian në demonstratat dhe protestat e tij vazhdimisht thërret “As Shahu dhe as Mullah, të mallkuar qofshin të dy”.
Ne, laureatët e Nobelit, bashkohemi me qindra personalitete të shquara nga pesë kontinentet dhe dhjetëra mijëra iranianë jashtë Iranit për të shprehur solidaritetin me Samitin Botëror 2022 për Iranin e Lirë për lirinë dhe demokracinë në Iran. Ne besojmë se dëshira e madhe e popullit iranian për liri përfaqësohet në planin prej 10 pikash të lideres së opozitës, Maryam Rajavi, për të ardhmen e Iranit, i cili bën thirrje për votim universal, zgjedhje të lira dhe një ekonomi tregu, dhe mbron gjininë, fenë, dhe barazinë etnike, një politikë të jashtme të bazuar në bashkëjetesën paqësore dhe një Iran jo-bërthamor.
Nënshkruesit:
Profesor Barry C Barish, çmimi Nobel, Fizikë 2017, SHBA
Professor J. Michael Bishop, çmimi Nobel, Mjekësi 1989, SHBA
Profesor Thomas R. Ceck, çmimi Nobel, Kimi 1989, SHBA
Profesor Aaron Ciechnover, çmimi Nobel, Kimi 2004, Izrael
Profesor Johann Deisenhofer, çmimi Nobel, Kimi 1988, SHBA
Profesor Joachim Frank, çmimi Nobel, Kimi 2017, SHBA
Profesor Jerome Friedman, çmimi Nobel, Fizikë 1990, SHBA
Profesor Sheldon Glashow, çmimi Nobel, Fizikë 1979, SHBA
Profesor Oliver Hart, çmimi Nobel, Ekonomi 2016, SHBA
Profesor Alan Heeger, çmimi Nobel, Kimi 2000, SHBA
Profesor Dudley Herschbach, çmimi Nobel, Kimi 1986, SHBA
Profesor Roald Hoffmann, çmimi Nobel, Kimi 1981, SHBA
Profesor H. Robert Horvitz, çmimi Nobel, Mjekësi 2002, SHBA
Profesor Louis J. Ignarro, çmimi Nobel, Mjekësi 1998, SHBA
Profesor Elfriede Jelinek, çmimi Nobel, Letërsi 2004, Austri
Profesor Takaaki Kajita, çmimi Nobel, Fizikë 2015, Japoni
Profesor Brian Kobilka, çmimi Nobel, Kimi 2012, SHBA
Profesor Roger D. Kornberg, çmimi Nobel, Kimi 2006, SHBA
Profesor Finn Kydland, çmimi Nobel, Ekonomi 2004, Norvegji
Profesor John C. Mather, çmimi Nobel, Fizikë 2006, SHBA
Profesor Patrick Modiano, çmimi Nobel, Letërsi 2014, Francë
Profesor Paul Modrich, çmimi Nobel, Kimi 2015, SHBA
Profesor John Polanyi, çmimi Nobel, Kimi 1986, Kanada
Profesor Sir Peter J. Ratcliffe, çmimi Nobel, Mjekësi 2019, Mbretëria e Bashkuar
Profesor Charles M. Rice, çmimi Nobel, Mjekësi 2020, SHBA
Profesor Sir Richard J. Roberts, çmimi Nobel, Mjekësi 1993, SHBA
Profesor Randy Schekman, çmimi Nobel, Mjekësi 2013, SHBA
Profesor Richard Schrock, çmimi Nobel, Kimi 2005, SHBA
Profesor Vernon Smith, çmimi Nobel, Ekonomi 2002, SHBA
Profesor Wole Soyinka, çmimi Nobel, Letërsi 1986, Nigeri
Profesor Morio Vargas Llosa, çmimi Nobel, Letërsi 2010, Peru
Profesor Sir John E. Walker, çmimi Nobel, Kimi 1997, Mbretëria e Bashkuar
Profesor Arieh Warshel, çmimi Nobel, Kimi 2013, Izrael
Profesor David J. Wineland, çmimi Nobel, Fizikë 2012, SHBA
Profesor Sir Gregory P. Winter, çmimi Nobel, Kimi 2018, Mbretëria e Bashkuar
Profesor Edvard Moser, çmimi Nobel, Mjekësi 2014, Norvegji
Profesor Gerhard Ertl, çmimi Nobel, Kimi 2007, Gjermani
Profesor Elias Corey, çmimi Nobel, Kimi 1990, SHBA
Profesor Harald zur Hausen, çmimi Nobel, Mjekësi 2009, Gjermani
Profesor John Lewis Hall, çmimi Nobel, Fizikë 2005, SHBA
Profesor Georg Bednorz, çmimi Noble, Fizikë 1987, Gjermani
Profesor May-Britt Moser, çmimi Nobel, Mjekësi 2014, Norvegji
Top Channel