Baballarët biologjikë dhe birësues në Bullgari do të kenë të drejtën e lejes atërore prej dy muajsh për rritjen e një fëmije nën moshën tetë vjeç, sipas ndryshimeve në Kodin e Punës të miratuar përfundimisht të enjten.
Pushimi mund të merret një herë ose pjesërisht, me kusht që babai të mos ketë shfrytëzuar pushimin për rritjen e fëmijës, nën 2 vjeç.
Leja e atësisë nuk mund t’i transferohet prindit tjetër. Pushimi do të llogaritet në kohëzgjatjen e shërbimit kontributiv të një personi. Ai vlen për individët që kanë sigurime shoqërore dhe kompensimi do të vendoset çdo vit.
Ndryshimet lidhen me direktivat e BE-së në lidhje me kushtet transparente dhe të parashikueshme të punës dhe ekuilibrin punë-jetë./KosovaPress
Top Channel