Një akt të pashembullt, në dhunim flagrant i të drejtës së deputetit për debat në këtë parlament, e ka konsideruar ish kryeministri Sali Berisha, seancën e posacme të kuvendit, ku pritet të votohen pa debat ndryshimet në qeveri.
“Vendimi për të shkelur rregulloren e Parlamentit që u garanton në nenin e saj, debatin për programin dhe përbërjen e këshillit të ministrave është një akt i pashembullt, është dhunim flagrant i të drejtës së deputetit për debat në këtë parlament. Një vendim që merret në kuadër të monizmit të plotë, të vendosur nga maxhoranca e drogës dhe krimi.
I them Edi Rama se cdo xhaketë të veshësh e zhveshësh, asgjë nuk të heq ty qyrkun e vjedhësit që ti kërkon t’u mohosh të drejtën e fjalës vetëm e vetëm se në rast se do flisnin do u faktojnë shqiptarëve se padrino i Arben Ahmetajt e ka emrin tenderbegu Edi Rama.
Ndaj znj. Kryetare në emër të ligjit, hap debatin sic parashikon rregullorja. Çështja e djegësve është problem themelor. Rama nuk I shpëton dot gjykimit në sheshet e rrugët e Shqipërisë.” -u shpreh Berisha.
Top Channel