PSG e kërkoi gjatë, por Gianluca Scamacca përfundoi në Premier League. West Ham bindi Sassuolon me 42 milionë eurot e ofruara dhe sulmuesi i kombëtares italiane firmosi për pesë vite me “Çekiçët”.
Ka kohë që e pres këtë moment, e kam pasur ëndërr të luaja në Premier League. E ndjej që West Ham është skuadra perfekte për mua. Ata e treguan sa shumë donin të firmosnin me mua.
Fola me trajnerin, u kuptuam menjëherë me njëri-tjetrin. Mezi po pres të luaj dhe t’u tregoj tifozëve se çfarë mund të bëj me fanellën e West Ham. Shpresoj se do ta duam njëri-tjetrin”, theksoi Scamacca gjatë prezantimit.
Sulmuesi shtatlartë debutoi me kombëtaren italiane në shtatorin e kaluar, dhe deri tani numëron shtatë ndeshje me katër herë kampionët e botës, ndërkohë që ka luajtur e shënuar me të gjithë kombëtaret e moshave.
Top Channel