Mackenzie O’Neill 11-vjeçar, mendon se ka realizuar dëshirën më të madhe të jetës së tij, pasi përfundoi duke luajtur futboll me Lionel Messin ndërsa ishte në pushime me familjen e tij.
Mackenzie O’Neill, nga Londra, ishte duke luajtur futboll në plazh vetëm në ishullin e Karaibeve, Jumby Bay në Antigua, aty ku bën pushimet çdo vit, por në këtë rast ka pasur një përvojë të paharrueshme.
Messi, golashënuesi rekord i Barcelonës dhe Argjentinës, po qëndronte me miqtë dhe familjen e tij në plazhin e njëjtë ku po qëndronte O’Neill, përcjell KosovaPress.
Babai dhe agjenti i Messit, Jorge, panë Mackenzie duke luajtur me një top në rërë i vetëm dhe menjëherë e ftuan atë të bashkohej me superyllin e futbollit dhe djalin e tij të madh Thiago.
“Messi ishte me familjen e tij në plazh. Unë isha vetëm dhe fillova të gjuaja topin tim disa metra larg vendit ku ishin,” tha Mackenzie për gazetën argjentinase “Ole”.
“Babai i tij Jorge më hodhi një top dhe më pyeti nëse doja të luaja me ta dhe më pas luajtëm futboll me Thiago dhe Messin për 45 minuta. Thiago është një lojtar fantastik për moshën e tij dhe nuk kishte turp të luante. Të luash me Messin ishte e pabesueshme”, shtoi më tej O’Neill.
Mackenzie nuk pati shumë biseda me Messin për shkak të gjuhës, por ai mori përkthim përmes gruas së tij Antonella Roccuzzo dhe përfundoi duke kaluar pak kohë me familjen e Messit.
A young lad was on the beach in Antigua and saw Messi and his family having a kickabout.
Messi’s dad invited him to join in and he later went swimming with the Messis and went out on their boat.
That’s a story he can tell for the rest of his life. pic.twitter.com/bgAHunWw5d
— Ball Street (@BallStreet) July 23, 2019
Top Channel