Fikayo Tomori ishte një ndër protagonistët e mëdhenj të Milanit në fitimin e titullit kampion në Itali.
SuperSport shkruan se 24-vjeçari anglez është kthyer në liderin e prapavijës së kuqezinjve, repart të cilit i jep garanci me kualitetin dhe aftësitë që zotëron.
Skuadra e Stefano Piolit dëshiron të përsërisë sërish të njëjtin sukses në Itali, edhe pse të shumtë janë ata që mendojnë se Juventusi dhe Interi janë favoritë dhe një shkallë më lart.
“Jemi të lumtur, por do ta nisim sezonin e ri me 0 pikë, jo me 86. Duhet të luftojmë më shumë për të mbrojtur titullin. Jemi kampionët në fuqi, por të gjithë do tentojnë të na mundin”, deklaron qendërmbrojtësi për GDS.
“Ne forcë e tretë pas Juves e Interit? Kështu shpreheshin edhe vitin e kaluar… Të njëjtën gjë thonin, por titullin e fituam ne. Kemi besim te forca jonë, jemi të fokusuar te vetja.
E dimë që jemi të fortë, kështu që pse të mos e fitojmë sërish titullin? Gjithsesi, ne e dimë që ende duhet të tregojmë shumë nga potenciali ynë”, deklaroi Tomori, një nga lojtarët më të mirë të Milanit.
Top Channel