Ish-kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është thirrur sot nga Prokuroria e Posacme. Mziu është pyetur nga prokurorët e Posacëm lidhur me kallëzimin bërë në adresë të tij nga pasardhësi i tij Rakip Suli.

Mziu po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe cështje korrupsioni, pas dy kallëzimeve të vecuara të bazuara mbi raport auditin për strehimin social. Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se në dosjen e parë Mziu dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë.

Siç dyshohet më tej ish-kryetari Mziu nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj subjekteve, duke shkaktuar dëm bashkisë për fondin e banesave sociale. Në kallëzim sipas burimeve theksohet si dëm paraprak shuma prej mbi 22 milionë lekë. Pasojat e shkaktuara sipas verifikimeve të kryera paraprakisht lidhen jo vetëm me interesat e bashkisë por edhe të personave qe duhet të strehoheshin në banesat sociale.

Dosja tjetër ndaj Mziut lidhet me linjat e transportit të udhëtarëve dhe lincesimin e tyre, pa patur në dosje një kontratë ndërsa mungojnë edhe dokumuenta të rëndësishëm që duhet të lëshoheshin nga autoriteti i lincensimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA