Donald Trump u rikthye në Washington për të parën herë që prej largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë 18 muaj më parë. Ish presidenti amerikan mbajti një fjalim të zjarrtë, mes rreshtave të të cilit mund të lexohej qartë qëllimi i tij për të rikandiduar sërish në 2024-tën.

76-vjecari nuk e ka deklaruar hapur kandidaturën e tij, porn ë komentet përpara një audience entuziastë në Institutin Politik Amerika e Para, e la të kuptohet “ se mund t`i duhet që ta bëjë përsëri”.

E kam thënë gjithmonë se do të kandidoja herën e parë dhe fitova, e pastaj dhe herën e dytë e bëra shumë mirë. Ne morëm miliona e miliona vota. Dhe e dini çfarë, kjo ka për të qenë një histori e gjatë, por thjesht mund të na duhet ta bëjmë përsëri. Ne duhet të vënë rregull në vendin tonë.”– tha Donald Trump

Fjalimin, Trump e mbajti përpara një grupi studimor aleat që ka hartuar një agjendë për një mandat të dytë të mundshëm. E përbërë nga ish-zyrtarë dhe aleatë të administratës së Trumpit, organizata jofitimprurëse shihet gjerësisht si një “administratë në pritje” që mund të zhvendoset shpejt në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë nëse Trump do të kandidonte përsëri dhe do të fitonte.

Paraqitja e Trumpit në Uashington, udhëtimi i tij i parë që nga 20 janari i vitit 2021, kur presidenti Joe Biden bëri betimin, ndodh ndërsa rivalët e tij të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2024 kanë ndërmarrë hapa gjithnjë e më të hapur për të sfiduar statusin e tij si flamurtar i partisë. Mes tyre është edhe ish zv/presidenti Mike Pence, që tha se “disa njerëz mund të zgjedhin të përqendrohen në të kaluarën, por unë besoj se konservatorët duhet të përqendrohen në të ardhmen”.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar përfshirjen e supozuar të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në përmbysjen e rezultatit zgjedhor më 2020 sipas amerikane, Washington Post. Prokurorët federalë thuhet të kenë pyetur dëshmitarët drejtpërdrejt për veprimet e Trumpit, por deri tani kanë vendosur të mos nisin hetime penale kundrejt vetë ish presidentit për rolin e tij të supozuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA