“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Në rivierën shqiptare, këto ditë ndodhen mbi 300 mijë pushues. Është kulmi i sezonit dhe një prani e madhe ka rritur fluksin në ato pak qendra shëndetësore që ndodhen në këtë zonë.
Vetëm në qytetin e Himarës çdo ditë shkojnë mbi 40 mijë persona, pjesa dërmuese pushues. Kjo qytezë ka një qendër shëndetësore në të cilën punojnë me turne dy mjekë. Ata e kanë të pamundur të përballojnë numrin e madh të vizitave por edhe të urgjencave. Këtë e pranojnë vetë mjekët.
Në Himarë mjekët kanë në dispozicion vetëm disa mjete minimale pune ndërsa për rastet e rënda dërgohet në spitalet rajonale në Vlorë, fier dhe deri në tiranë.
Në dispozicion janë katër autoambulanca. Në ditët e nxehta dhe pushimet në breg të detit, ka një numër shumë të madh rastesh kryesisht nga pushuesit që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Të parat janë virozat dhe Covid, por edhe rastet e urgjencave të rënda si infarktet. Ndërkohë qëndra shendetsore e Drimadhës ka më shumë mjekë.
Top Channel