Milioneri ngre mur kashte 2.5 metra pasi nuk do të shohë ‘rrobat në tel dhe piknikët’ e fqinjëve në Britani (fotot)

27/07/2022 16:28

Një millioner britanik, ish-drejtues policie është akuzuar se po hakmerret ndaj fqinjëve të tij të moshuar duke ngritur një mur 2.5 të lartë me topa kashte para kufirit ndarës me fqinjët në shtëpinë e tij £25milionëshe.

69 vjeçari pronar tokash Stephen Bett, ish-drejtues i policisë së Norfolk, ngriti barrierën e re pasi 95 pemë të veçanta që ai kishte mbjellë në po atë vend ishin shkulur nga një sulmues i mistershëm gjatë natës.

Muri me mullarë kashte pranë kufirit të tokës së tij në Norfolk vijon gjatë gjithë gjatësisë së kopshtit të fqinjes së tij Maxine Turner.

Muri tashmë i ndalon zonjës 78-vjecare Turner të shikojë kuajt e zotit Bett në tokat e vilën e tij të shekullit të 18-të në Thornham, Norfolk.

Djali i saj John Turner, 50 vjeç, i cili jeton me të ëmën dhe kujdeset për të gjatë javës, akuzon zotin Bett se ka ngritur mullarët e kashtës si ‘një akt përçmimi’.

Por Bett, tha se thjesht nuk donte të shikonte fqinjët e tij duke bërë “barbekju” në kopsht apo duke nderur rrobat e tyre në tel.

Ai tha: “Të jem i sinqertë, nuk dua të shikoj ata duke bërë festa me barbekju në kopsht apo duke nderur rrobat në tel”.

“Ata kanë prerë dhe bimësinë e tyre për të pasur një pamje më të mirë, por jo nuk është pamje më e mirë për mua. Përse duhet të shikoj unë çfarë bëjnë ata”.

“Atyre duket se nuk iu intereson privatësia por unë e preferoj atë, kështu që ngrita njëherë bimësinë por ma prenë”.

Ndërsa fqinji Turner, tha: “Duket se ai po më bën me faj për vjedhjen e pemëve të tij, sepse unë jam më i riu këtu, por nuk e kam bërë unë.”

“Ai i ka vënë topat e kashtës para shtëpisë së nënës time sepse kërkon të na provokojë”.

“Zoti Bett ka dhjetra hektarë tokë dhe mund t’i kishte vënë kudo, por zgjodhi t’i vendoste aty”.

“Ajo shikonte kuajt në lëndinë dhe ishte një kënaqësi e vërtetë për të, por tani gjithçka mund të shikojë është muri i kashtës”.

“Nëna ime ka jetuar 40 vjet këtu dhe nuk ka parë kurrë diçka të tillë”.

Turner tha se Bett ka mërzitur më parë fqinjët duke mbjellë linjën e pemëve pranë kufirit të pronës së tij për të fshehur pamjen nga katër shtëpi fqinje.

Por linja e pishave konifere të cilat arritën deri në gjatësinë tre metra, ishin prerë papritur nga një sulmues misterioz natën e 2 korrikut.

Policia vendase thotë se burri ka të drjetë të vendosë ku të dojë topat e tij të kashtës.

FOTO GALERI
1/6
Muri tashmë i ndalon zonjës 78-vjecare Turner të shikojë kuajt e zotit Bett, në tokat e tij prane vilës së shekullit të 18-të në Thornham, Norfolk.

Top Channel