Pavarësisht afrimit në merkato të emrave të bujshëm si Di Maria, Pogba e Bremer, tifozët e Juventusit nuk i janë përgjigjur në mënyrën e duhur fushatës së abonimeve.
SuperSport shkruan se burime pranë klubit raportojnë se deri tani janë shitur vetëm 20.200 abonime, shumë pak krahasuar me pritshmëritë, teksa vlen të theksohet se në sezonin 2019-2020, i fundit para pandemisë, klubi shiti plot 29.300 abonime.
Megjithatë kjo shifër duket se nuk i shqetëson drejtuesit e Juventusit, që kanë një stadium me kapacitet pak më të madh se 40 mijë vende dhe janë të sigurt që do ta kenë plot thuajse në çdo ndeshje.
Juventus vjen pas dy sezonesh pa titullin kampion dhe këtë vit ka pretendime të mëdha, megjithatë duket se tifozët nuk janë ende entuziastë në lidhje me skuadrën që është ndërtuar.
Top Channel