Dosjet e ish sigurimit të shtetit krijojnë turbulencën e radhës të politikës shqiptare. Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla u tregoi kryetarëve të grupeve parlamentaren detajet e materialit përcjellë kuvendit nga autoriteti dosjeve për politikanin I.M.
Behet për dy dokumente. Njëri prej tyre i klasifikuar sekret por Top Channel e ka mësuar përmbajtjen. Në këtë dokument thuhet se “ në dosjen sekrete e të dënuarit F.T. brenda së cilës gjendet dhe roli si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit i I.M. AIDSKSH e ka gjetur dosjen, por që të procedojë më tej me vendim i kërkon kuvendit ndryshimin e ligjit.
Lista e studentëve në klasën e Ilir Metës, te Fakulteti Ekonomik:
Autoriteti dosjeve në letrën dërguar Kuvendit thotë se:
Duke marrë nxitje nga denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të larta të shtetit siç është ish presidenti republikës Ilir Metaj, i pajisur me certifikatë të pastërtisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfirmuar nga ana jonë me vendim datë 28.04.2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish sigurimit të shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës të Ilir Metaj, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29 pika 4, e ligjit funksional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin.
Autoriteti Dosje ka treguar edhe detaje të tjera për sa i përket materialeve të ish sigurimit për shtetasin IM.
Bazuar në nenin 5 për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit, të informojë shtetasin I.M ku mbi bazën e verifikimeve ka dokumente në arkivat e ish sigurimit të shtetit. Dosje përpunimi numër 2565 e përbërë në total nga 140 faqe të anonimizuara të dixhitalizuara të hedhura në format Cd që ekzistojnë në arkivat e autoritetit për subjektin IM.
Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla e quajti një rast tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër.
“Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I.M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë. Dua ta falenderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë, të pavarur dhe profesional, si edhe për kurajon në adresimin e këtij rasti, i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike.”- tha Lindita Nikolla.
Në Shqipëri sipas ligjit ndalohet marrja e një detyre publike nga ish bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit vetëm për drejtuesit e organeve të reja të drejtësisë. Nëse shumica socialiste do të hartojë një projektligj të ri që do të ndalonte kandidimin e politikanëve bashkëpuntor të ish-sigurimit do t’i duhen 84 vota bashkë me një ndryshim kushtetues.
Top Channel