Emigrantja që bindi dy qeveri! Falë peticionit të organizuar nga Geri Ballo, u arrit marrëveshja për pensionet

27/07/2022 15:18

Geri Ballo është larguar 11 vjeç nga Shqipëria së bashku me familjen e saj dhe jeton prej 25 vitesh në Itali. Që prej vitit 2015 ajo nisi një betejë të mundimshme me dy shtetet për të arrirë bashkimin e kontributeve shoqërore për ata shtetas që kanë punuar në të dy vendet.

Si kurrë më parë, komuniteti shqiptar u bë bashkë për të luftuar për të drejtat e tyre bazike, njohjen e pensioneve.

36-vjeçarja me anë të një peticioni mblodhi 12 mijë firma jo vetëm të shqiptarëve por edhe të italianëve, që ishte fitili I shpresës për arritjen e një marrëveshje për pensionet; marrëveshja e cila sot është duke u diskutuar teknikisht dhe që brenda 2023 pritet të vihet në zbatim .

Përpjekjet e komunitetit shqiptar u vlerësuan edhe nga përfaqësuesit e qeverisë italianë.

“Jemi këtu për një moment te rëndësishëm. Siç e dini kemi përfunduar negociatat për këtë marrëveshje te re për pensionet. pas ditësh me pune intensive mes dy palëve, shqiptare dhe italiane, kemi një draft  që do te rregulloje çështjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.”- tha ambasadori i Italisë në Shqipëri.

“Njerëzit kanë dhënë një kontribut të vlefshëm për të dy shtetet me sakrificën dhe punën e tyre duke parë që dy vendet kanë marrëdhënie shumë të forta kulturore dhe ekonomike. Pavarësisht të gjitha këtyre ka munguar shpërblimi financiar I duhur. Pra kjo betejë që ka nisur komuniteti shqiptar që jeton në Itali shohin më në fund një zgjidhje të çështjes së pensioneve.”- tha senatori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA