Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që kënaqet me pak dhe që i merr me të mira yjet e tij.
Sulmuesi i kombëtares së Anglisë ka arritur të vendosë një masë muskulore të dukshme dhe diferencat bëhen edhe më të qartë nëpërmjet një fotoje të Harry Kanë në muajin maj. Dallimi është i madh dhe Kane përgatitet për një sezon ku kërkesat ndaj tij do të jenë të shumta.
Ndërkohë, si për të provuar edhe ndryshimin e anës fizike tek skuadra e Tottenham mjafton t’i shohësh statistikat të cilat tregojnë se gjatë kohës kur ekipi drejtohej nga Nuno Espirito Santos mesatarja e kilometrave që Spurs bënin në fushë ishte 100 km, ndërsa më Conte u rrit në 115 km për ndeshje. Ndoshta, me një përgatitje të lartë fizike dhe me shumë disiplinë mund të jetë mënyra e vetme me të cilat Conte do të këkrojë të konkurrojë Manchester Cityn e Liverpool./ Super Sport
Top Channel