Jules Kounde sezonin e ardhshëm do të jetë një futbollist i Barcelonës me katalanasit që arrijnë një tjetër goditje të bujshme në këtë merkato pas transferimit të Robert Lewandowskit, Kessie apo Christensen e Raphinha.
23-vjeçarin ka arritur marrëveshjen personale me Barcelonën të dielën ndërsa vendimtar në këtë “operacion” të suksesshme të spanjollëve ka rezultuar edhe vetë ndërhyrja e trajnerit Xavi Hernandes i cili bindi francezin me idenë e rikthimit të bluagranave sërish në majën e futbollit europian. Ndërkaq, ende nuk bëhen të ditura shifrat e transferimit, megjithatë pritet që në orët e ardhshme të zbardhen të gjitha detajet të cilat bënë që Kounde sezonin e ardhshëm të luajë në Camp Nou./ Super Sport
Top Channel