Arabia saudite shfaq planet e qytetit-grataçielë 120 km të gjatë, nga shkretëtira e Neom në bregdet (fotot)

27/07/2022 15:48

Në imazhe të reja të publikuara shihet pamja e jashtme dhe e brendshme që do të ketë “qyteti qiell-gërvishtës” 120 km i gjatë që do të ndërtojë Arabia Saudite nga qendra e re metropolitane Neom deri në bregdetin e Detit te Kuq.

Megaprojekti me kosto rreth 1 trilionë dollarë i nisur nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, vjen në një kohë kur bota perëndimore është përfshirë nga krizat e energjisë e thatësirës, megjithse ambjenti i tyre është shumë më pjellor dhe i gjelbër sesa ai i Arabisë Saudite.

Qyteti do te ndertohet ne veriperendim te Arabise Saudite.

Në rezortin e ri çuditërisht parashikohet të ketë një rezort artificial për ski, një port oktagonal pluskues, robotë dhe inteligjencë artificiale për t’i shërbyer rezidentëve, thonë autoritetet.

Qyteti linear do të ketë gjithashtu ambjente të brendshme futuristike, me struktura të xhamta që përthyen në forma të ndryshme mbi një lumë artificial.

Pemë të shumta do të veshin metropolin e quajtur “The Line” (vija) me një pamje aliene dhe bimë tropikale do të gjenden kudo në impjantin me energji të riovueshme, i cili pritet të duket pak a shumë si xheshxhirimi i serialit “Star Wars”, shkruan britanikja Daily Mail.

Bin Salman ka thënë se vendi i tij kërkon të ndërtojë një projekt po aq të paharrueshëm sa Piramidat e Egjiptit.

“Linja” do të përbëhet nga dy ndërtesa-mure lineare paralele me njëra-tjetrën, që do të zgjasin për rreth 120 km shkretëtirë, bregdet dhe zona malorë.

Princi ka thënë se kërkon që qyteti “Vija Pasqyrë” të jetë gati deri në 2030, teksa inxhinierët thonë se mund të ketë nevojë për rreth 50 vjet.

Ndërtesa do të ketë gjithashtu linja trenash të shpejtë dhe do të vijojë nga Gjiri i Akaba, mes vargmaleve dhe qendrës së re qytetare Neom, shkruan e përditshmja Wall Street Journal .

Salman ka thënë se qyteti do të lejojë që 1 milionë rezidentët e tij të mund të udhëtojnë nga njëri cep te tjetri brenda 20 minutave.

Princi i Kurorës insiston se ndërtesat do të jenë miqësore ndaj mjedisit dhe pa emetime në atmosferë.

Arabia Saudite siguron ujin e saj të pijshëm nga shkripëzimi i ujit të detit.

Ndërtimi i qendrës së re Neom është përballur gjithashtu me kritika për shkelje të të drejtave të njeriut pas largimeve të dhunshme të fiseve tribale nga tokat e tyre mes të cilëve ka pasur dhe viktima.

FOTO GALERI
1/8
“Qyteti qiell-gërvishtës” 120 km i gjatë që do të ndërtojë Arabia Saudite nga qendra e re metropolitane Neom deri në bregdetin e oqeanit

Top Channel