“Amanetin s’e tret as dheu”/ Deputeti demokrat: Gjyshi im i persekutuar burgjeve, e papranueshme që të ulem në të njëjtën sallë me bashkëpunëtorë të sigurimit

27/07/2022 17:08

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku shprehet se Shqipëria duhet të pastrohet nga kanceri i Sigurimit të Shtetit, duke theksuar se është e papranueshme që të ulet në të njëjtën sallë me bashkëpunëtorë të sigurimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se gjyshi i tij, Elami Hado është  persekutuar burgjeve dhe hetuesive të komunizmit.

Sipas Çollakut është detyrë e çdo deputeti  dhe qytetari që të punojë për pastrimin e vendit nga përfaqësues të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Elami Hado është gjyshi im,i persekutuar burgjeve dhe hetuesive te komunizmit.

Eshte e papranueshme qe unë sot si deputet te ulem ne te njëjtën salle me bashkëpunëtore te sigurimit te sistemit qe persekutoi e masakroi jo vetëm gjysmën e familjes time por gjysmën e shqiptareve.

Shqipëria duhet te pastrohet nga kanceri i sigurimit te shtetit,kjo është detyre jo vetëm e deputeteve te kuvendit te Shqipërisë por e çdokujt nga ne si qytetare me dinjitet e empati njerëzore. Ky është një amanet..,dhe amanetin nuk e tret as dheu”, sipas Çollakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA