Akord konflikti/ Hapet qendra e përbashkët e eksporteve të grurit ukrainas në Stamboll (fotot)

27/07/2022 19:09

Delegacionet ruse e ukrainase u takuan sot në hapjen formale të qendrës së përbashkët të eksporteve të Ukrainës, pas marrëveshjes së mbështetur nga OKB.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar bëri hapjen zyrtare pesë ditë pas marrveshjes mes Moskës e Kievit për kalimin e drithërave mes Detit të Zi nga tre porte ukrainase.

Në qendër do të punojë staf civil dhe ushtarak nga dy palët në konflikt, si dhe delegatë nga Turqia e OKB.
Detyrat kryesore do të jenë monitorimi dhe kalimi i sigurtë i anijeve ukrainase të drithit në itineraret e caktuara dhe inspektimet e tyre për armë të ndaluara, brenda apo jashtë Detit të Zi.

“Stafi i qendrës është i vetëdijshëm se të gjithë sytë janë mbi ta. Ne shpresojmë të japim kontributin tonë për nevojat humanitare dhe paqen,” tha ministri turk për gazetarët.

Bllokada e eksporteve nga dy vendet e mëdha eksportuese besohet se ka shkaktuar rritje të çmimeve në vendet më të varfra të botës.

Hapja e qendrës u reflektua me rënie të lehte të çmimit të drithërave në bursa.

FOTO GALERI
1/4
Delegacionet ruse e ukrainase u takuan sot në hapjen formale të qendrës së përbashkët të eksporteve të Ukrainës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA