Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer debatin rreth procesit të zgjerimit të BE-së dhe ka nxjerrë në pah nevojën për të përshpejtuar procedurat që ishin lënë në vendnumëro nga Komisioni i mëparshëm; komisioneri europian i zgjerimit Oliver Varhleyi pohoi për Euractiv se situata e krijuar së fundi ka injektuar energji të reja në vullnetin e bllokut për zgjerim.
Komentet e tij erdhën pasi krerët e BE-së i dhanë në muajin qershor Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus, ndërsa këtë muaj shtetet anëtare ndezën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të vonuara gjatë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Ndoshta është ndikimi i vetëm pozitiv i luftës së Rusisë në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit si dhe kapacitetin absorbues të BE-së. Ne europianët tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi gati ta realizojmë këtë, sepse Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor.”- tha Varhelyi
Këto vitet e fundit, oreksi për zgjerim kishte rënë brenda BE-së e disa vende anëtare patën insituar për reformat ë brendshme përpara se blloku të pranonte ndonjë anëtar të ri. Mos harroni, ne e morëm detyrën nga një Komision që it ha “jo zgjerimit”, dëmi u bë atje, u shpreh Varhleyi, duke shtuar se vetëm në gjysmën e dytë të mandatit, Komisioni Juncker “e kuptoi se ky ishte një gabim strategjik. .” Tani ekziston një vullnet i qartë politik për të ecur përpara. Pasi Shkupi zgjidhi mosmarrëveshjen e zvarritur me Bullgarinë anëtare fqinje të BE-së, edhe Shqipërisë iu hap rruga për negociatat e pranimit. Durimi i saj, tani po shpërblehet.
“Shqipëria tregoi vërtet me Maqedoninë e Veriut dhe pjekuri për të kuptuar se vendet tona anëtare donin që të dyja ato të ecnin përpara. Tani megjithatë, Shqipëria mund të vazhdojë vetë. I gjithë procesi i zgjerimit bazohet tek meritat dhe tani gara është e hapur, kush ofron rezultate i pari, do të anëtarohet në fillim.”-tha Varhelyi
Tirana dhe Shkupi nisën në 19 korrik procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash.
Top Channel