Vala e të nxehtit/ Zjarret “pushtojnë” Çekinë, qytetet janë mbushur me tym

26/07/2022 14:32

Njerëzit në shumë zona të Republikës Çeke janë këshilluar nga zjarrfikësit që të mbajnë dritaret e tyre të mbyllura për shkak të tymit dhe zjarrit të madh në pyje.

Pjesë të parkut kombëtar Bohemian të Zvicrës, i cili ndodhet në kufirin gjerman, janë djegur që nga e diela.

Mes temperaturave rekord dhe thatësirës, erërat e forta kanë bërë që tymi të përhapet në të gjithë vendin.

Sipas BBC, shtëpitë janë shkatërruar dhe era e tymit ka arritur në kryeqytetin Pragë 100 km në jug, gjithashtu edhe në zonën Pardubice, 180 km në jug-lindje.

Qindra zjarrfikës çekë u vendosën në vendngjarje, pasi zjarri shkatërroi zona të pyjeve dhe shtëpi në fshatin Mezna.

Flakët po kërcënonin gjithashtu fshatin afër kufirit gjerman dhe dhjetëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Zjarrfikësit nga Sllovakia, Polonia dhe Italia, si dhe Gjermania i janë përgjigjur thirrjeve çeke për ndihmë në kuadër të mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.

Ndërsa nuk ka pasur raporte për të lënduar nga zjarri, qindra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga e diela.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA