Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës.

3 automjete janë përfshirë në aksident ku për pasojë kanë marrë lëndime pasagjeret që ndodheshin në automjetet tip “Benz” dhe “Wolsvagen” të cilët janë transportuar për në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. Kujtojmë se edhe një dite më pare, një tjetër aksident ndodhi në këtë aks rrugor.

Ky kryqëzim mbetet më problematiku ku ka pasur shume aksidente dhe me humbje jete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA