Thatësirë dhe mungesë reshjesh, Anglia mund të përballet me vështirësi deri në muajin gusht

26/07/2022 17:30

Një pjesë e Anglisë mund të përballet me thatësirë deri muajin gusht, nëse moti i nxehtë dhe i thatë vazhdon të “pushtojë” vendin.

Një pranverë e thatë dhe stina e verës tashmë kanë tharë lumenjtë e rezervuare, duke ulur cilësinë e ujit në shumë pjesë të Anglisë.

Sipas Sky News kjo situatë ka bërë që një pjesë e madhe e vendit  të kenë statusin e “motit i zgjatur i thatë”.

Nëse zonat do të kalojnë në fazën e dytë të thatësirës dhe reshjet e shiut nuk do të jenë prezente do të shtojë akoma më shumë rrezikun e një thatësire të vazhdueshme.

Mediat britanike kanë raportuar për një mot shumë të thatë për javët e ardhshme, duke u përfshirë nga një tjetër valë tjetër e nxehtë pa reshje shiu.

E gjithë kjo situatë ka ndikuar negativisht në sasinë e ujit që ka Anglia dhe prej disa kohësh shumë lumenjt janë tharë, ndërsa kompanive të ujit iu është bërë kërkesë për të kufizuar kërkesën.

Ata që po e ndjejnë akoma më shumë këtë  thatësirë janë fermerët, pasi ata kanë pakësuar vaditjen e të mbjellave për shkak të situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA