Françesko Tahiraj është rikthyer në kampionatin slloven teksa ka firmosur me klubin e NK Radomlje. Sulmuesi shqiptar edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e elitës në Slloveni duke qenë se është aktivizuar me Aluminij. Aventura e fundit e 25-vjeçarit ka qenë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit mirëpo pa mundur të tregojë potencialin e plotë.
Kujtojmë se Tahiraj karrierën e ka nisur në Itali ku ka qenë pjesë e të rinjve të Milan e Juventus, e po ashtu edhe me Carpin e Torinon ndërsa është bërë pjesë edhe e moshave të kombëtares së Shqipërisë, asaj U17 dhe U19.
Tashmë, për Tahiraj nis një epokë e re teksa Radomlje mirëpret krahëhapur sulmuesin ndërsa kampionati në Slloveni sapo ka nisur dhe Radomlje ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshje e para.
Top Channel