“Mara është këtu të shënojë gola. Ai ka treguar në Ligue 1 se di të shënojë, por tani i duhet të punojë shumë, për të bërë mirë edhe këtu. Është një djalë e ri, që ka nevojë për kohë, për t’u përshtatur në një skuadër dhe kampionat të ri, por përfaqëson një vlerë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen”, u shpreh trajneri Hasenhuttl, sipas SuperSport.
Sulmuesi Sekou Mara është futbollisti i gjashtë që i bashkohet Southamptonit në këtë merkato verore, pas dy portierëve Gavin Bazunu dhe Mateusz Lis, mbrojtësit Armel Bella-Kotchap dhe dy mesfushorëve Romeo Lavia dhe Joe Aribo.