Qytetari kthehet në hero, arrin të shpëtojë 2-vjeçaren që ra nga kati i pestë i pallatit (Video)

26/07/2022 11:47

Një burrë u kthye në hero në qytetit Tongxiang, pasi shpëtoi një fëmijë të vogël që ra nga dritarja e katit të pestë.

Videoja e filmuar në qytetin Tongxiang në provincën Zhejiang më 19 korrik tregon një vajzë 2-vjeçare që bie nga dritarja dhe zbarkon si fillim në një tendë në katin e parë.

Pas kësaj, vajza rrëshqiti nga tabela dhe ai e kapi. Sipas raporteve lokale, qytetari i quajtur Shen Dong është punonjës në një bankë.

Shen e ka parë ngjarjen kur ishte duke u kthyer në bankë me kolegun e tij. Vajza është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA