Qendra e koordinimit të eksporteve të grurit ukrainas do të hapet në Stamboll

26/07/2022 14:06

Një qendër e përbashkët koordinimi për eksportet e grurit ukrainas sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja do të hapet në një ceremoni në Stamboll të mërkurën, tha Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara nënshkruan marrëveshjen javën e kaluar për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës, të cilat kishin ngecur pas pushtimit të Rusisë të nisur në 24 shkurt, sipas Sky News.

Të gjitha palët do të emërojnë përfaqësues në KPK për të monitoruar zbatimin e planit.

Marrëveshja ngjalli shpresat që kriza ndërkombëtare ushqimore e përkeqësuar nga pushtimi rus mund të lehtësohej.

Rusia që atëherë ka dhënë garanci për rezervat globale të grurit, pasi ajo kreu sulme me raketa në qytetin port kyç të Ukrainës, Odesa, duke shkaktuar frikë se zinxhiri i furnizimit mund të kthehej në kaos.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA